Vëllezërit Koen në Millenium
Filmi më i mirë për vitin 2007 ka dy ditë ka nisur të shfaqet në Kinema Millenium. "S'është vend për pleq", çdo ditë në të gjitha oraret klasike të projeksioneve duke nisur nga ora 10.00. "No country for old men" është një thriller me skenar dhe regji të Joel dhe Ethan Coen, ku intepretojnë aktorë të njohur Tommy Lee Jones, Josh Brolin, dhe Javier Bardem. Historia është përshtatja nga romani me të njëjtin titull i shkrimtarit Cormac McCarthy. Jemi në vitin 1980, një vend të shkretë e të çuditshëm në Teksasin perëndimor ku kryqëzohen fatet e tre burrave. Ashtu si dhe në filmat paraardhës të vëllezërve Coen "Blood simple" dhe "Fargo", edhe ky trajton temën e fatit dhe të rrethanave.
Është vlerësuar me shumë çmime, me tre çmime të Akademisë Britanike të Filmit, me dy Golden Globes dhe katër çmime Oskar, për filmin më të mirë, regjinë dhe skenarin më të mirë dhe aktori më i mirë, çmim i akorduar Javier Bardemit.