Ledi Diana-vdekja e saj nuk ka qenë e organizuar
Dush i ftohtë për Mohammed Al Fayed, babai i Dodit, burrit me të cilin princesha e Uellsit kishte vendosur të martohej, dhe me të cilin udhëtonte në makinë natën kur vdiq nga një aksident automobilistik. Gjykatësi Scott Baker ka vendosur se bashkëshorti i mbretëreshës nuk ka lidhje me vdekjen e saj. Pas gjashtë muajsh seancash gjyqësore dhe mbi 250 dëshmi, gjykatësi vendosi : “Nuk ka asnjë provë që princi Filip të ketë urdhëruar ekzekutimin e Dianës apo që shërbimet sekrete ose ndonjë agjenci tjetër shtetërore të kenë organizuar vdekjen e saj.
Teza e Mohammedit në të cilën ai këmbëngul është kaq e pabazë saqë as avokatët e tij nuk kanë dashur ta mbrojnë. Gjyqtari Scott Baker i ka kërkuar jurisë të zgjedhë pesë mundësi për vrasjen e Ledi Dianës 1) vrasje e provokuar nga neglizhenca e plotë e e paparacëve gjatë ndjekjes. 2) vrasje e provokuar nga neglizhenca e plotë e shoferit të Mercedesit. 3) vrasje e provokuar nga sjellja neglizhente e paparacëve dhe shoferit së bashku. 4) vdekje aksidentale. 5) pamundësi gjykimi për mungesë provash.