Mediu , i gatshëm për të lënë imunitetin.
Ish- ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ka bërë një hap më shumë në favor të hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Ai ka bërë të ditur se është i gatshëm të lerë imunitetin e deputetit, në mënyrë që të hetohet si duhet nga prokuroria. " Jam i gatshëm të bashkëpunoj me me organet e drejtësisë dhe të lë imunitetin e deputetit.", - është shprehur ai para mediave vizive. Gadishmëria e Fatmir Mediut për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë ka ardhur menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së tij nga detyra e ministrit të mbrojtjes. Duket se Mediu ka ende dokumente për të paraqitur para prokurorisë për çështjen e Gërdecit. Menjëherë pas dorëheqjes , objektivi i vetëm i sulmit nga ana e Mediut kanë qenë krerët e lartë të ushtrisë.