Bexheti do të luaj për kombëtaren shqiptare

Bisedë ekskluzive me volejbollistin tetovar Idriz Bexheti- Njëri ndër volejbollistët më të mirë të klubit të volejbollit "Shkëndija", Idriz Bexheti i cili aktualisht është duke veshur petkun e skuadrës së Studentit të Tiranës është kthyer në vendlindjen në Tetovë dhe me të shfrytëzuam rastin që të zhvillojmë një bisedë në lidhje me karrierën e tij volejbollistike..
ASA:Tetë vite të plota garove në Shkëndijë ku më pastaj në vitin 2003 të kalosh në Pejë.?
Bexheti:Me volejboll kam filluar që të merem që në moshën 15 vjecare trajner i imi I parë ka qenë Sali Alimi ku vetëm pas tre viteve stërvitjeve me ekipin të rinjve kalova në ekipin e të riturëve ku si trajner atje gjeta profesor Myftar Ziberi ku shumë shpejt u aftësova që të jem lojtar standard i skuadrës. Në ekipin e parë të Shkëndijës isha pesë vite më pas skuadrat nga Kosova patën interesim që unë të jem në radhët e tyre , oferta më serioze erdh nga skuadra e Pejës dhe vendosa të kaloj atje.
ASA:Sa kohë qëndrove në Pejë?
Bexheti:Në Pejë qëndrova një sezon dhe me skuadrën time të re aritëm që të luajmë në finalen e play-offit dhe në finalen e Kupës së Kosovës.
ASA:U riktheve sërish në klubin amë në Shkëndijë?
Bexheti:Po deshi fati që sërish të kthehem në Shkëndijë. Atë kohë skuadra mori pjesë në Kupën Evropiane ku aritëm sukses me eliminimin e dy ekipeve cilësore nga Belorusia dhe Moldavia. Pas suksese të mëdhaja patëm edhe kriza financiare ku lojtarët u detyruan që të largohen në klube të ndryshme me një fjalë erdhi deri tek shkatrimi i punës 30 vjecare e brezave të ndryshëm.
Unë në këtë kohë kalova në klubin nga Kërcova "Shutova" me disa bashkëlojtar të klubit.
ASA:Studenti i Tiranës destinacion i fundit?
Bexheti:Mu afrua një ofertë interesante nga Studenti i Tiranës i cili bashkë me klubin e volejbollit Shkëndija janë ekipet më cilësore në trojet shqiptare.
Studenti i Tiranës është ekip i organizuar mirë në mënyrë profesionale. Më kanë ofruar të gjitha kushtet e duhura për një lojtar profesionist.
Me klubin e Studentit arita që të bëhem kampion dhe Fitues i Kupës së Shqipërisë. Mua më është ofruar që të veshi edhe fanellën e kombëtares së Shqipërisë në Volejboll. Kjo një herit ka qen edhe dëshira ime e kahëmotshme. Dokumentacionin e duhur për të marë shtetasin shqiptare i kam dorëzuar ku pres që për një kohë të shkurtër të pajisem me pasaportën shqiptare. Tani jemi të presim që nga mesi i korrikut të zhvillojmë një ndeshje miqësore me kombëtaren angleze.
ASA:Rikthehesh në Tirane apo diku jashtë?
Bexheti: K.V"Studenti" , është i interesuar që të më ketë në radhët e veta me qëllim që unë të vazhdoj edhe për një vit atje. Është herët të vendosi se ka kohë edhe dy muaj. Do të shikoj edhe mundësit tjera për të ngelur këtu ose të dalë jashtë vendit në ndonjë kampionat më të fortë.
Bisedoi: Vullnet DAUTI/Albania-Sport