Braçe: Berisha kërcënon nëpërmjet Kadriovskit
23/12/2010 PS akuzon kryeministrin për shantazh ndaj drejtueseve të kësaj partie
Partia Socialiste akuzoi kundërshtarin e saj për ndërmarrjen e një fushate shantazhi në adresë të drejtuesve të kësaj partie. Deputeti i PS-së Erion Braçe në një deklaratë për shtyp denoncoi një letër në brendësi të së cilës gjendej një CD, ku akuzohen për vrasje dhe trafik droge ai vetë dhe kreu socialist Edi Rama. Gjatë kësaj periudhe opinioni publik është njohur përmes deklaratave të përfaqësuesve politikë me fakte dhe dokumente ku secili kamp akuzon tjetrin për përfshirje në afera korruptive. Ndërsa së fundi PS-ja shkon më tej, konkretisht në akuza për shantazh.
Deklarata
Deputeti i PS-së Erion Braçe bëri me dije se në CD paraqiten prova të rreme, të cilat kanë si qëllim të pengojnë opozitën në nismën e saj kundër korrupsionit. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin e këtij “shantazhi” në bashkëpunim me bosin e mafies ballkanase Daut Kadriovski. “Berisha në cilësinë e kryeministrit është angazhuar drejtpërdrejt në relativizimin e kësaj fushate historike transparence dhe në ndërprerjen e saj duke sulmuar, atakuar e shpifur. Ai ka njehsuar struktura të veçanta të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kundër përfaqësuesve të opozitës. Të hënën pas një mbledhjeje pune personeli më ka rënë në dorë një zarf i dorëzuar nga posta e Tiranës. Brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD, ku nga ana e pasme shkruhet: Ke 24 orë kohë, ndryshe të gjitha kanalet televizive do ta publikojnë, dhe në fund ka emrin e shtetasit nga Maqedonia Daut Kadriovski”, - u shpreh Braçe. Po kështu, deputeti socialist sqaroi se “në përmbajtje të kësaj CD-je flitet për mua dhe kreun e PS-së Edi Rama, që nga personi i kërkuar nga më shumë se 13 shtete akuzohemi se jemi përfshirë në përdorim dhe trafik droge dhe në vrasjen e dy shtetasve, njërin në Tiranë dhe tjetri që është hedhur nga kati i dytë në një ndërtesë në Maqedoni. Në këto akuza përfshihen edhe krerë të tjerë të politikës, si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi.”
Qëndrimi
Në deklaratën e tij deputeti Braçe iu referua fjalimit të kryeministrit Sali Berisha në seancën e 25 nëntorit të këtij viti, ku ky i fundit përmendi emrin e Kadriovskit. “Të njohur me këto fakte, gjykuam se po kalojmë nga një fazë e shpifjeve politike në një fazë të re, ku Berisha po përdor dhe zëvendëson krimin e organizuar jo për akuza banale, por akuza të rreme penale në vend dhe rajon. Kjo do të thotë se Berisha po prek fundin dhe po bëhet i rrezikshëm për çdo shqiptar që refuzon aktet korruptive të tij”, - deklaroi Braçe. Sipas tij, ky shantazh vjen për arsye se Berisha është në dijeni të publikimeve që do të bëjë PS-ja, të cilat janë shumë të rënda dhe serioze dhe nuk e mbajnë më dot më këmbë qeverinë.
Kush është maqedonasi Daut Kadriovski
Daut Kadriovski vlerësohet si një nga trafikantët më të fuqishëm europianë të drogës. Ai është arrestuar në disa shtete, por përsëri ka arritur të dalë nga burgu përmes ryshfeteve dhe ndërhyrjeve të ndryshme. Në shtator 2001 shqiptaro-maqedonasi u arrestua nga autoritetet shqiptare në Golem, ku kishte ngritur edhe kupolën e tij të veprimtarive të paligjshme dhe ku jetonte prej gjashtë vjetësh. Ai u ekstradua në nëntor të po atij viti në Itali, pasi ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë e Romës me 12 vjet burg. Në prangat e policisë i kërkuari në 12 shtete të ndryshme europiane, me urdhërarresti nga INTERPOL-i ka përfunduar disa herë edhe në Turqi e Gjermani, por përsëri ka mundur ti shpëtojë burgut. Aktualisht besohet se Kadriovski dhe banda e tij e trafikut të drogës vepron në SHBA, me disa biznese në Nju-Jork e Filadelfia. Kadriovski përshkruhet edhe si një bashkëpunëtor i familjeve të "Koza-Nostrës" në SHBA. Ai vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet amerikane për rolin aktiv në trafikun e heroinës nga Kolumbia. I njohur ndryshe si Mehmet Hajdini, ai e ka filluar aktivitetin e tij kriminal që në vitin 1984, me një laborator të përpunimit të drogës në Shkup.
Paloka: Klanet e drogës të lidhura me Ramën, luftë brenda llojit
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi dje kryetarin e Partisë Socialiste. Paloka deklaroi dje se gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha grupet e mëdha të drogës, të Kadriovskit, Ginës, Aldo Bares, emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media. “Dalja e sotme e çakallit të Edvin Ramës dëshmon thjesht luftën midis klaneve të drogës, fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur”, - deklaroi dje Edi Paloka. Dalja e deputetit të PD-së erdhi menjëherë pas akuzave të deputetit socialist Erion Braç se qeveria dhe kryeministri po përpiqen ti bëjë presion atij dhe Edi Ramës me anë të personave të lidhur me mafien si Daut Kadriovski.