E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetare unike Shqiperi-Kosove me nje tekst

Kosova dhe Shqipëria do të unifikojnë Abetaren për klasat e para që nga shtatori i vitit të ardhshëm. Ky është premtimi që  përsëritën pas takimit të dy ministrat e arsimit, ai kosovar Ramë Buja dhe ministri shqiptar Myqerem Tafaj. Ministri i Arsimit i Kosovë, Ramë Buja tha se  tha se hartimi i një Abetareje të përbashkët i shërben gjithë kombit shqiptarë

”Gatishmëria jonë ishte që nisma që doli nga ne bashkërisht të bëjmë një abetare të re, zuri vend me shumë në takimin tonë. Unë besoj që kjo gjë do të jetë e realizuar. Duke qenë si punë shumë intensive dhe shumë serioze që është marrë, në fakt e dimë të gjithë që Abetarja si libër i parë i nismës shkollore nuk cenon askënd, as kultura, traditë e as etnose, por ndihmon  të gjithë ata që jenë në gjeografinë shqiptare, kudo që janë për të pasur  mësimin e përbashkët”, tha Ramë Buja, Ministër i Arsimit i Kosovës.

Ndërsa për ministrin  e arsimit shqiptar, Myqerem Tafaj bashkëpunimi  në fushën arsimit Kosovë- Shqipëri është thelbësore për rritjen cilësisë në arsim.

“Së bashku me ministrin Buja, të dy ministritë kemi rënë dakord  që të përgatisim një, të hapim konkursin një Abetare të  re e cila do të ketë autor nga Kosova dhe Shqipëria  dhe do të vlerësohet nga një komision i përbashkët, Ministri Buja e tha  qartë, kjo nuk do të thotë që abetaret e tjera do të përjashtohen nga tregu, sepse nuk kemi të drejtë të bëjmë”, u shpreh Tafaj.

Ministri Tafaj pohoi se sa i përket fushës së arsimit, të dy vendet  mbështesin dy parime thelbësore, që edukimi duhet të bazohet edhe në traditën kombëtare por edhe në atë të dokumenteve të Bashkimit Evropian.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›