E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Diasporë, përzgjidhet teksti fitues

Libri që do të mësoj ABC në klasën e parë për nxënësit e Kosovës dhe Diasporës është gati. Komisioni vlerësues ka arritur që nga formatet konkuruese të zgjedhin atë më të mirin. Deri në fazën e fundit tekstet më të perzgjedhura ishin, abetarja e Bari Becit, dhe ajo e Shezai Rrokajt.

Specialistët kanë vlerësuar abetaren e profersor Rrokaj, e cila do të shpërndahet përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2012. Zv Ministri i Arsimit Halit Shamata dhe homologu i tij kosovar Nehat Mustafa tha se abetarja fituese ka përmbajtje të thjeshtë, të kuptueshme dhe të dhëna më të qarta se tekstet e tjera.
 

E ndërsa vlerësimi është bërë nga specialistë, për grafikën e abetares ka menduar Lorenc Buzi. Libri vjen si kërkesë dhe nevojë e nxënësve të diasporës që duan të mësojnë shqip, por në Shqipëri kjo abetare do të konkurojë në tregun shkollor me abetaret e tjera. 100-vjetori i pavarësisë do të ketë abetare të unifikuarme shqipe standarte, për të gjithë ata që duan të flasin shqip kudo që jetojnë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›