Abete ne Tirane marreveshje binjakezimi

Kuqezinjtë dhe të kaltrit nuk kanë pasur kurrë mundësi të ndeshen me njëri-tjetrin në ndeshje zyrtare, madje as miqësore. Ndoshta një hap drejt një përballjeje të tillë në të ardhmen është edhe vizita e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Xhankarlo Abate, në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), vizitë në të cilën u përfshi edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaianin.
Synimi i vizitës ishte marrëveshja e binjakëzimit mes dy federatave që parashikon ndihmën italiane për akademitë e futbollit, për kualifikimin e trajnerëve e gjyqtarëve, për organizimin apo edhe për infrastrukturën.
Presidenti Duka i preku shkurt këto pika.
Miku i tij italian mund të mburret se ka organizuar një ndeshje italo-shqiptare në vitet 90-të, kur ishte president i Ligës së Serisë C, ndërsa thekson një veçanti.
“Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim që, gjithashtu përkon me një vit të rëndësishëm për Shqipërinë, me 100-vjetorin e pavarësisë. Nuk kemi pasur fat të ndeshemi në eleminatoret europiane apo botërore, tani po e kompensojmë me vullnetet tona. Marrëveshja parashikon bashkëpunim për rritjen e nivelit të futbollit shqiptar, për zhvillimin e infrastrukturës. Sa i përket, një miqësoreje Itali-Shqipëri, do të punojmë, ndonëse nuk mund të jepet një afat i saktë. Së fundi, përsa i përket skandalit të basteve, mendoj se megjithë tronditjen, duhet të vazhdojmë të besojmë në futbollin italian”- shpreh Abete.
Pavarësisht nga problemet që ka vetë Italia me futbollin e saj, nuk mund të ketë dyshime se ky akord binjakëzimi, do të jetë një ndihmë e madhe që topkëmba shqiptare të përmirësojë cilësinë e saj. Sa për miqësoren me Italinë, herët a vonë, ajo do të ndodhë.