E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Sukthi mbetet larg me Tërbunin, Luzi fiton derbin

Vetëm 6 gola në 4 ndeshjet e kësaj jave. Në Koplik dhe në Kukës ka tension

 

Rezultatet e javës së 14-të

ERZENI OLIMPIK    1-1

LUZI 2008 EGNATIA         1-0

PASHTRIKU SUKTHI        1-1

VELEÇIKU KORABI          1-0

TERBUNI – pushim

 

Renditja

1.Tërbuni             32     10     2       0       26-8

2.Sukthi               28     9       1       2       29-13

3.Luzi 2008         23     7       2       3       21-11

4.Olimpik             22     6       4       3       21-13

5.Veleçiku           18     5       3       5       13-15

6.Egnatia             12     3       3       7       8-13

7.Erzeni               12     3       3       6       16-23

8.Korabi               6       1       3       8       8-18

9.Pashtriku          3       0       3       10     10-37

Java e 15-të (22.04.2012)

KORABI – PASHTRIKU

SUKTHI – LUZI 2008

EGNATIA – ERZENI

OLIMPIK – TERBUNI

VELEÇIKU – pushim

 

Pashtriku i vendit fundit ndal Sukthin mes tensionit

Nga Bashkim SHALA

Pashtriku Sukthi     1-1

Shënues: Kurti 38 (11-metërsh) / Bllaca 30

Pashtriku: Kembaci, Karriqi, Xhebexhia, Gradica (Eshi 62), Meraj, Alimani, Pjetërnikaj, Kurti, Metolli, Maletaj (Xhixha 37),Tali.

Trajner: B.Minxhaj.

Sukthi: Doda, Qato, Curri, Hatija, Kullolli, Kasaj (E.Voja 72), Gaxhaj, Gashi, Vora, Loci, Bllaca (Balla 52). Trajner: Xh.Kapllani.

Gjyqtarë: I.Zhuli, E.Potomi, D.Miftari (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Xhebexhia, Metolli, Gaxhaj, Karriqi

Kartonë të kuq: Tali, Hatija

Pashtriku i vendit të fundit ka ndalur Sukthin e vendit të dytë qetë, pas një loje plot tension. Në këtë ndeshje janë dhënë dy kartonë të kuq, nga një për çdo ekip, si dhe një për zv/trajnerin e Sukthit. Loja nis e qetë dhe kështu vazhdon për 10 minuta. Më pas, Sukthi tregon se ka ardhur për fitore dhe shtron presion drejt portës vendase. Bllaca, përballë portës së Kembacit, nuk arrin të shënojë, ndërsa Pashtriku kundërsulmon, por pa rrezik për portën e Dodës, sepse mbrojtja e Sukthit është mjaft e ngjeshur. Goli për miqtë do të vinte në të 30-ën, me autor Bllacën, që rrëmben një top dhe, pasi shmang dy mbrojtës, tund rrjetën e Pashtrikut. Vendësit nuk pajtohen me këtë rezultat dhe hidhen në sulm. Maletaj, Alimani, Kurti dhe  Metolli kombinojnë mjaft mire dhe në të 38-ën mbrojtja e Sukthit shkakton një 11-metërsh. Kurti nuk gabon dhe 1-1. Në pjesën e dytë të dy ekipet, veçanërisht Sukthi, e kërkojnë fitoren, por nuk arrijnë të shënojnë. Në fushë ka nervozizëm nga të dy palet. Miqtë, të pakënaqur me rezultatin, protestojnë ndaj gjyqtarit Zhuli, që nxjerr me karton të kuq zv/trajnerin e tyre. Për ndërhyrje të rënda ai ndëshkon me karton të kuq Talin dhe Hatijën. Tension ka edhe mes tifozëve të ardhur nga Hasi dhe atyre nga Sukthi. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për qetësimin e situatës. Përfundon në barazim kjo ndeshje, rezultat që favorizon Tërbunin kryesues.

 

Erzeni bën shumë gabime, vetëm një pikë me Olimpikun

 

Nga Hysen Varoshi

 

Erzeni Olimpik        1-1

Shënues: Halili 67 / Lleshi 16

Erzeni: Vezi, A.Koleci, Gjura, D.Arapi, Bllaka, Takaci, Gjini, Halili, Xhaferri (Arbana 30), Lamnica (Tuda 50), Koleci. Trajner: E.Shera.

Olimpik: Myrta, Duqi, Rrapa, Bajramaj, Londo, E.Rrapo (Vata 80), Moçka, Lama, Fuçia, Lleshi, Burreli (Duraj 70). Trajner: D.Farruku.

Gjyqtarë: A.Kamberaj, E.Pashaj, S.Hanaj (Patos)

Kartonë të verdhë: Lamnica, Gjura, Bajramaj, Lleshi, Takaci

Për vetë pozicionin në klasifikimin të dy ekipeve, ndeshja me Erzenit dhe Olimpikut ka qenë shumë e fortë. Të dyja skuadrat sulmojnë që në fillim të ndeshjes në kërkim të golit të avantazhit.  Fuçia del para portës së Vezit dhe godet rreptë, por grushton me  vështirësi portieri i shijakasve. Në minutën e 16-të, Lleshi përfiton  nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendëse dhe dalja e gabuar e  Vezit, duke shënuar golin e parë të ndeshjes. Olimpiku udhëheq 1-0, ndërkohë që shijakasit luajnë vetëm me një sulmues, i cili izolohet me lehtësi nga mbrojtja mike. Lojtarët e Olimpikut janë më të qartë taktikisht, ndërsa Erzeni luan me shumë gabime. Portieri Myrta nuk është në asnjë rast në provë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 dhe me fillimin e së dytës miqtë janë pranë dyfishimit. Londo, në afërsi të portës, godet rreptë dhe grushton Vezi. Në minutën e 67-tëTuda  pason saktë për Halilin, i  cili shënon golin e barazimit. Në të 80-ën Cana godet nga afër me kokë dhe Vezi bën mrekullinë. Në minutën e fundit Koleci gjendet pranë portës dhe gjuan, por Myrta nuk lejon prekjen e rrjetës. Ndeshja ka përfunduar 1-1 dhe është zhvilluar pa probleme.

 

Veleçiku nënshtron Korabin 5 minuta para fundit

 

Nga Sabi Ramekaj

 

Veleçiku Korabi      1-0

Shënues: Lami 85

Veleçiku: Dorzaj, Rajçeviç, Kuka, Lami, Duli (Haxhiaj 66), Zymeraj (Peplishta 46), Colaj, Osmani, Miculi, Çela (Ymeri 56), Çaku. Trajner: B.Duli.

Korabi: Torba, I.Doçi, B.Doçi, Kacnija, Mati (Shehi 46), Mebrahimi, Sinani, Ndreka, Adili, Brehasani, Sefullai (Toska 67).

Trajner: S.Kallaverja.

Gjyqtarë: K.Prenga, E.Çuni, V.Nikolla (Laç)

Kartonë të verdhë: Duli, Colaj, Ndreka

Karton i kuq: Kacnija

Me shumë vështirësi ka fituar Veleçiku në fushën e tij, ku ka pritur Korabin. Miqtë kanë bërë një rezistencë të fortë dhe duhej të vinte minuta e 85-të që koplikasit të kalonin në avantazh. Pjesa e parë ka qenë disi e barabartë, me raste për shënim, por rrjetat kanë mbetur të paprekura. 45-minutëshi i dytë ka folur i gjithi për vendësit, të cilët e kanë shtuar presionin drejt portës së Torbës. Mbrojtësit Rajçeviç dhe Lami kanë marrë përsipër ta zgjidhin këtë ndeshje, që dukej se po shkonte drejt barazimit. I pari ka krosuar bukur dhe i dyti ka zhbllokuar rezultatin me mjeshtëri 5 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në këtë moment ka pasur shumë tension në fushë dhe gjyqtari Prenga e ka ndërprerë ndeshjen për 3-4 minuta. Kartoni i kuq për Kacninë e ka shtuar më shumë tensionin, megjithatë, me ndërhyrjen e dy trajnerëve dhe vëzhguesit të ndeshjes, situata është qetësuar. Janë luajtur edhe minutat e fundit, që nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në rezultat. Veleçiku ka marrë 3 pikët, por duhet theksuar fakti se e ka pasur shumë të vështirë ta çajë mbrojtjen e Korabit.

 

Luzi vuan shumë në derbi, vendos goli i Kamberit

 

Nga Leonard Dushku

                                                                          

Luzi 2008 Egnatia   1-0
Shënues: Kamberi 36

Luzi 2008: Dushku, Kapo, E.Kazazi, Lecini (Tafa 61), Balliu, Dagavelli, Kamberi, Kurti, Lleshi, Çullhaj (Xeka78), Droboniku (Myrtaj 46). Trajner: L.Lushaj.
Egnatia: Guma, Kollçaku, Karriqi, Kazazi, Pipa, Pici (Muha 46), Kasa Mahmutaj, Gjini (Lapi 46), Gjondeda (Daudi 61), Hylviu.
Trajner: S.Gosa.

Gjyqtarë: K.Kola, Rr.Malaj, E.Rrapi (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Gjondeda, Muho, E.Kazazi

Derbi midis Luzit 2008 dhe Egnatias në grupin e veriut është vendosur nga një gol I sh

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›