E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri 9, në bllokun e trajnerit Xhani De Biazi

Trajneri i kombëtares, Xhani de Biazi, në supersfidën e Korçës ka pëlqyer dhe përcaktuar si lojtarin kyç të fitores së Skënderbeut, sulmuesin Sebino Plaku

 

Në një intervistë të dhënë për emisionin Skaner Kampionat mbrëmë, trajneri i kombëtares, Xhani de Biazi, ka folur për supersfidën e Korçës, çështjen e titullit dhe për rekrutimin e lojtarëve të tjerë në radhët e kuqezinjve. Ja çfarë ka thënë ai:

- Mister, si tu duk ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, çfarë vendosi në këtë finale të Superligës.

- Le të themi se janë dy skuadrat, bashkë me Teutën, më të rëndësishmet e kampionatit. Ndeshja më pëlqeu, një ndeshje shumë e ekuilibruar. Në pjesën e parë luajti më mirë Tirana, në të dytën Tirana pagoi hapësirat në mbrojtje dhe pësoi golat në dy kundërsulme. E pastaj takimi u mbrojt mirë nga Skënderbeu.

 - Kush gaboi më shumë, trajneri i Skënderbeut, apo ai i Tiranës?

- Unë them se trajnerët e bënë mirë punën e tyre. Dy skuadrat ishin të vendosura mirë në fushë dhe kryen veprime të mira. Pastaj është e qartë se në një ndeshje ka edhe faktorë të tjerë. Tensioni, nervozizmi luajnë një rol të rëndësishëm. Unë fola me tre lojtarët që kam grumbulluar, Lika, Muzaka e Shehi, dhe më thanë se ishim shumë të tendosur në fillim, kështu që pësuan inisiativën e Tiranës.

- A është kampionati shqiptar një mundësi për të zbuluar lojtarë të rinj për kombëtaren.

- Mund të jetë një mundësi. Ky nuk është një kampionat i nivelit të lartë. Le të themi se superiorja shqiptare, në nivelin italian nuk jam i sigurtë nëse dy apo tre skuadrat e para, mund të konkurojnë në Serinë B italiane. Por është gjithnjë e vështirë të bëhen këto krahasime. Gjeja më e rëndësishme për mua është që lojtarët të kenë kualitet teknik, njohje taktike dhe mentalitetin e duhur, për tu thërritur në kombëtare

- Misioni juaj ishte vetëm për të parë ndeshjen, apo kishit edhe ndonjë plan tjetër?

- Unë desha ta shoh më nga afër. Unë e ndjek kampionatin shqiptar me dekoder nga shtëpia, sepse shpesh më duhet të udhëtoj nëpër Europë, të shoh edhe lojtarë të tjerë, gjë që e bëra në grumbullimin e fundit me Canin, apo Zeqirin, e me Bakajn gjithashtu. Unë dhe stafi im vazhdojmë të kërkojmë lojtarë të rinj, për të thërritur në kombëtare njerëz që luajnë jashtë Shqipërisë në kampionate më kompetitivë.

- Kush mund ta fitojë kampionatin në Shqipëri?

- Kush mund ta fitojë kampionatin! E vështirë, sepse është një kampionat i paqartë, kështu që tani ecuria e Skënderbeut kalon në nyjen Flamurtari, ndërsa dy të tjerat: Teuta dhe Tirana, kanë një rrugë ndoshta më të lehtë, por nuk është e thënë, sepse në ndeshjet më të lehta Shiko Milanin në Itali, humbi me Fiorentinën e 4-ta nga fundi, që nuk bënte kurrë rezultat në transfertë dhe rrezikon të humbë kampionatin, për një ndeshje të humbur në shtëpi kundër një skuadre të fundit të renditjes.

- Përsa i përket lojtarëve shqiptarë, a ka ndonjë mesazh nga ju se dyert e kombëtares janë të hapura?

- E kam thënë nga dita e parë. Për mua dyert e kombëtares nuk janë të mbyllura, por tërësisht të hapura dhe jam i disponueshëm të thërras në kombëtare të gjithë lojtarët që meritojnë të jenë pjesë. Jam i interesuar në kampionatin shqiptar. Ndjek të gjithë lojtarët këtu. I ndjek kur mundem nga afër, kur nuk mundem kam dekoderin.

- Ndonjë emër i ri?

- Të shtunën pashë një lojtar që më pëlqeu shumë. Nuk bëri asgjë në pjesën e parë të ndeshjes, në të dytën ishte, sipas meje, vendimtar. Flas për një lojtar të Skënderbeut. Nuk mund ta them emrin por ishte numri 9.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›