Murinjo-Reali i Madridit

Trajneri portugez i ka kujtuar të gjithëve, që me të në krye, Reali i Madridit ka arritur dy herë radhazi në gjysmëfinalet e aktivitetit më prestiogjioz për klube, duke prishur traditën e eliminimeve të parakohëshme.
“Ndeshja me Bajernin është krejt e ndryshme dhe rezultatet dhe shifrat së kaluarës nuk kanë shumë rëndësi. Kjo është një gjysmëfinale dhe skuadrat që luajnë kërkojnë fitoren. Bajerni është I motivuar për të na mposhtur, edhe sepse kërkon të luajë finalen në fushën e tij. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe tashmë të presim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Murinjo.
Në këtë mënyrë, Murinjo iu përgjigj ngacmimeve rreth faktit se bavarezët cilësohen “macja e zezë” e Realit, ndërsa optimist është edhe mbrojtësi Sergio Ramos.
“Bajerni do të provojë të bëj lojën e tij. Ne e kemi të qartë se çfarë skuadre janë dhe e respektojmë këtë kundërshtar. Megjithatë, objektivi ynë kryesor është të arrijmë të luajmë në finalen e Champions League”, u shpreh ai.