Basha premio per nenkapionen e Europes Romela Begaj
I pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të palestrës së peshëngritjes ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, me institucionin që ai drejton që ka marrë përsipër të gjithë investimin për rikonstruksionin.
“U përpoqëm per te permirsuar kushtet në këtë palestër, ku stërvitet edhe kampioni Erkand Qerimaj, i cili na bëri na bëri krenarë me rezultatin e tij, të gjithëve edhe qytetin e Tiranës, pavarësisht se bën sport në fanellën e Vllaznisë, por prap këtu e bën stërvitjen në këtë palestër, në Tiranë. Jam I lumtur qe sot këtë palestër për fat të mirë e shoh në gjendje të rikonstruktuar dhe dua të falenderoj punonjësit e Ndërmarrjes nr 3 të Bashkisë së Tiranës të cilët bënë të mundur këtë rikostruksion kaq të shpejt të palestrës në pak ditë”, tha Basha.
Përveç shpërblimit të qeverisë shqiptare për medalistët, kryebashkiaku Basha ka premtuar edhe një shpërblim të veçantë të Bashkisë për nënkampionen.
“Sot edhe njëherë personalisht e falenderoj Romelën për kete sukses të jashtëzakonshëm, për këtë emër kaq të madh që i solli sportit të peshëngritjes, Shqipërisë, e pse jo në veçanti Tiranës Romela na mbush zemrat me krenari, me shpresë, optimizëm, për të ardhmen e këtij sporti, për vendin në këtë sport të femrës shqiptare dhe për një traditë të shkëlqyer që nuk ka munguar më parë, por që sot është më e sigurtë se kurrë në duart, krahët dhe bazamentin e Romela Begajt. Të cilën sot edhe njëherë personalisht e falenderoj për të sukses të jashtëzakonshëm, për këtë emër kaq të madh që i solli sportit të peshëngritjes, Shqipërisë, e pse jo në veçanti Tiranës.Unë do t’i propozoj Këshilit Bashkiak dhe pres miratimin unanim që sipas akteve ligjore në fuqi t’i akordojmë çmimin maksimal të mundshëm ligjor prej 2 milionë lekësh të reja për kampionen tonë Romela Begajn”, vuri në dukje, kryebashkiaku Basha.
Me medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe argjendin në dygarësh, Romela Begaj ka siguruar pjesëmarrëjen në olimpiadën e Londrës.
Me gjashtë medalje të fituara, tre nga Erkand Qerimaj, dy nga Romela Begaj dhe një nga Daniel Godelli, kjo ishte paraqitja më e mirë e Shqipërisë në Europianin e peshëngritjes.