Shumi, më i shpejti në Monako, por do ta nisë i gjashti
MONAKO- Mikael Shumaker ka qenë më i shpejti në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monakos, duke fituar pole-positionin. Por, piloti 7 herë kampion bote do ta nisë garën e së dielës nga vendi i gjashtë, pas penalizimit me 5 pozicione si rrjedhojë e incidentit me Bruno Senën në Barcelonë.
Kësisoj, në vend të parë do të niset piloti i Red Bull Mark Veber, ndërsa pas tij Niko Rozberg me Mercedes. Vendi i tretë për Hamilton me Lotus, ndërkohë që Groszhan me Lotusin, do të niset nga vendi i katërt.
Fernando Alonso u rendit i gjashti gjatë kronometrimit të kohës, megjithatë spanjolli do të niset nga vendi i pestë për shkak të penalizimit të Shumaker. “Pavarësisht këtij penalizimi, them se do të arrij të fitoj në këtë garë”, deklaroi Shumi pas provave të sotme.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)