Abhazia adoptoi kodin telefonik të Rusisë
Rajoni separatist në Gjeorgji, Abhazia, i njohur si shtet i pavarur nga Rusia, ka shkëputur edhe një lidhje tjetër me Gjeorgjinë, pasi që ka adoptuar kodin ndërkombëtar telefonik të Rusisë.
Abhazia që nga dita e diele filloi të shfrytëzojë kodin +7 të Rusisë.
Kodet e vjetra do të funksionojnë deri më 1 janar. Me këtë datë ato do të shkyçën dhe njerëzit do të fillojnë të shfrytëzojnë kodet e reja të Abhazisë së pavarur, tha Nadir Bitiev, bashkëpunëtor i presidentit të Abhazisë, Sergei Bagapsh.
Rusia muajin e kaluar theksoi se do ti garantojë Abhazisë shfrytëzimin e kodit +7 dhe se do të vazhdojë lobimin për kodin e pavarur për shtetin e Abhazisë. Ky hap nxiti reagime të ashpra në Gjeorgji.
Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë theksoi sot se i ka dërguar një shkresë proteste Rusisë dhe se ka informuar Unionin Ndërkombëtar për Telekomunikim (ITU). Gjeorgjia ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas luftës mes dy shteteve, e cila shpërtheu në gusht të vitit të kaluar.
Rusia nuk i konsideron Abhazinë dhe Osetinë Jugore si shtete të pavarura, por si provinca të Rusisë, tha nënkryetari i parlamentit të Gjeorgjisë, Paata Davitaia.