E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abiati qëndron, vjen edhe Borrielo

Kristian Abiati rikthehet te Milani pas tre vitesh. Shkak për vendimin e drejtuesve të klubit kuqezi është bërë transferimi i Loris te Lioni. Tashmë, Abiati do të jetë në garë me Kalac për një vend titullari, ndërkohë që pjesë e kontingjentit të skuadrës është edhe Nelson Dida, i cili nuk donte të largohej. Përveç "gardianit", Milani vendosi të blejë edhe gjysmën e kartonit të sulmuesit Marko Borrielo. Zv/presidenti Adriano Galiani dhe djali i presidentit të Xhenoas, Preciozi, gjetën akordin, sipas të cilit klubi kuqeblu do përfitojë 7 milionë euro dhe futbollistin e ri, Di Xhenaro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›