Abidal do të luajë prapë

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka marrë lajm të mirë nga doktori që kreu transplantimin e mëlçisë që beson se francezi nuk ka arsye pse të mos luajë sërish futboll.
Abidal ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi në mars 2011 dhe iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme që vënë në dyshim të ardhmen e tij si futbollist.
Por, doktor Garcia-Valdecasas ka deklaruar se: “Nuk ka arsye pse Eric të mos luajë sërish. Ai vazhdimisht më njofton për mënyrën se si ndihet. Por, gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe me shëndet të mirë”.