E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas i lumtur te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka mohuar spekulimet se ai është i pakënaqur me klubin, pavarësisht faktit se nuk po luan fare.

“Mirëmëngjes. Dua që t`i shmang keqkuptimet. Unë ndihem mirë, shumë mirë dhe jam shumë i lumtur te klubi im. Ndihem shumë i përkrahur nga tifozët dhe ekipi”.

“Mendoj vetëm për punë dhe për të dhënë më të mirën për klubin dhe veten. Çdo të mirë të gjithë”, ka shkruar Fabregas në Twitter pas zërave se ai mund të kthehet te Arsenali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›