E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton i pari në pole pozicion të Monzas

Piloti i McLaren, Lewis Hamilton, ka lënë në pozitën e dytë kolegun e tij Jenson Button, duke e fituar vendin e parë në nisjen për garën e madhe për Çmimin e Madh të Italisë që do të zhvillohet të dielën në shtegun e Monzas.

Lideri i kampionatit, Fernando Alonso turpëroi skuderinë italiane pasi arriti në vendin e dhjetë startues. Felipe Massa megjithatë është shpresa e vetme e Ferrarit që në vend të vet të triumfojë, pasi do të nisë garën nga vendi i tretë.

Michael Schumaher niset nga vendi i katërt para kampionit aktual Sebastian Vettel dhe gjermanit tjetër Nico Rosberg.

Rezultatet e kualifikimeve:
1 Lewis Hamilton 1:24.010
2 Jenson Button 1:24.133
3 Felipe Mass 1:24.247
4 Michael Schumacher 1:24.540
5 Sebastian Vettel 1:24.802
6 Nico Rosberg 1:24.833
7 Kimi Raikkonen 1:24.855
8 Kamui Kobayashi 1:25.109

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›