Neymar i pakënaqur me tifozët brazilian

Superylli i Brazilit, Neymar, është shprehur tejet i pakënaqur me mungesën e përkrahjes së tifozëve në fitoren minimale ndaj Afrikës së Jugut të premten mbrëma.
“Ne e dimë se nuk kemi luajtur mirë, por ne kemi arritur ta fitojmë ndeshjen. Isha shumë i zhgënjyer me tifozët të cilët na vërshëllyen”.
“Unë nuk dua që tifozët të më duan mua, por i dua që të brohorasin për kombëtaren”, ka thënë Neymar.