E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal: Fitorja ndaj Turqisë, e rëndësishme

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ndaj Turqisë ishte shumë e rëndësishme, pavarësisht performancës jo bindëse.

“Ishte ndeshje e baraspeshuar, por arritëm të shënojmë atë gol të dytë. Turqia është ekip i mirë që ka lojtarë të mirë, por ne i mposhtëm. Është fitore shumë e rëndësishme”, ka thënë Van Gaal.

Van Persie dhe Narsingh shënuan në fitoren prej 2-0 të Tulipanëve ndaj Turqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›