E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal, drejt largimit

Menaxheri i Eric Abidalit ka pranuar se gjasat për largimin e klientit të tij nga Barcelona në fund të këtij sezoni janë duke u shtuar çdo ditë.

Reprezentuesi francez do të jetë i lirë në verën e vitit të ardhshëm dhe refuzoi ofertën më të re të Barcelonës që përfshinte një vit shtesë dhe 12 muaj të tjerë të pagës në bazë të paraqitjeve. Por, David Venditelli mendon se klienti i tij meriton më tepër.

“Kemi marr një propozim me bonus për çdo ndeshje të luajtur dhe nuk duam një kontratë të tillë. Klubi duhet të tregojë më tepër mirënjohje dhe besim ndaj Abidalit”, tha ai për COM Radio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›