Reali, argëtues

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ekipi ka arritur të krijojë një balancë të mirë këtë sezon duke arritur të fitojë ndeshjet dhe njëkohësisht argëtuar publikun.
“Jemi më të mirë dhe më të pjekur se sezonin e kaluar. Tani i argëtojmë njerëzit”, tha Ronaldo për uebfaqen zyrtar të klubit.
“Tifozëve u pëlqen të na shikojnë, edhe ne kënaqemi në ndeshjet si vendas në stadiumin tonë. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Duhet të mendojmë vetëm për vetveten. Dua të fitoj çdo ndeshje dhe tituj të rëndësishëm”, përfundoi portugezi.