E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal kërkon falje

Mesfushori Arturo Vidal i ka kërkuar falje Kombëtares së Kilit dhe klubit të tij Juventus për sjelljet e tij të këqija javë më parë në detyrë ndërkombëtare.

Vidal, së bashku me disa futbollistë të tjerë të Kilit ishte vonuar dhe ishte paraqitur i dehur në stërvitje ndërsa si rezultat u larguan nga skuadra.

“I kërkoj falje të gjithëve, e sidomos bashkëlojtarëve të mi të Kombëtares. Kam bërë një gabim dhe shpresoj të arrij të sqarohem me selektorin Borghi dhe stafin e tij. Dua t’i kërkoj falje edhe tifozëve të Juventusit që më kanë përkrahur nga dita e parë”, shkroi Vidal në një letër të publikuar në emër të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›