E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter refuzon të tërhiqet

Sepp Blatter ka kërkuar falje për pluhurin e madh që çoi me komentet e tij kontroverse për racizëm. Presidenti i FIFA-s sugjeroi të mërkurën se diskriminimi racor duhet të zgjidhet me shtrëngim duarsh.

“Më dhemb që kam zgjuar reagime të tilla” tha 75 vjeçari për BBC pas kritikave të ashpra që mori përfshirë thirrjet për largim nga detyra. “Vetëm mund të them se i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që janë ndjerë të prekur nga deklaratat e mija”, shtoi ai.

Blatter insistoi se “lufta kundër racizmit dhe diskriminimit do të vazhdojë” dhe se nuk do të largohet nga detyra.

“Nuk do të jap dorëheqje, pse ?. Kur ballafaqoheni me probleme ju duhet të viheni përball tyre. Të largohem tani do të ishte e padrejtë dhe nuk përshtatet me shpirtin tim luftarak, karakterin dhe energjinë time”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›