E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cahill mund të shitet në janar

Menaxheri i Boltonit, Owen Coyle ka pranuar se mund të konsideron shitjen e mbrojtësit Gary Cahill i cili gjatë verës ishte objektiv i Arsenalit para se klubi londinez të transferonte Per Mertesackerin nga Werder Bremen.

Së fundmi është spekuluar se Arsenali mund të ringjall interesimin ndaj Cahillit i cili nga Bolton vlerësohet në 17 milionë funte. Coyle ka pranuar se Cahill mund të largohet në janar.

“Me këtë rast do të merremi në janar. Do të doja që ai të mbetet me ne por do të shohim se çka sjell janari”, tha Coyle për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›