Premierliga nuk reduktohet

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Scudamore ka refuzuar propozimin nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell për reduktimin e numrit të skuadrave në 16 nga 20 sa janë aktualisht.
Sugjerimi i Rosellit erdhi me synim të zhvillimit të ndeshjeve evropiane në fundjava dhe zvogëlimit të numrit të takimeve ndërkombëtare.
“Është shumë mirë prej tij që e ka ngritur këtë çështje por klubet tona nuk mendojnë se ndeshjet evropiane duhet të zhvillohen në fundjava. Futbolli evropian është garë e mesjavës ndërsa liga luhet në vikend”, tha Scudamore për BBC Sport.