Abidal e Sanja paraqiten në grumbullim, sot nisja
Mbrojtësit Erik Abidal dhe Bakari Sanja janë bashkuar ditën e djeshme me ekipin e Francës në Klerfonten, në prag të ndeshjeve kundër Shqipërisë, të premten, dhe Rumanisë, më datë 6 shtator. Abidal është në formë të mirë, ndërsa Sanja është me temperaturë dhe trajneri Blank ka deklaruar se “do ta ndjekë gjendjen e lojtarit me vëmendje këto ditë përpara se të vendos”. Trajneri gjithashtu, ka deklaruar se ka ndërmend të luajë me një skemë 4-3-3, ndonëse me Bordonë ka luajtur më shumë me dy sulmues. Skuadra kombëtare franceze do të niset sot drejt Shqipërisë dhe do të akomodohet në hotel “Sheraton”