E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal fillon stërvitjet

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal është kthyer në stërvitje vetëm pesë muaj pas transplantimit të mëlçisë.

Reprezentuesi francez ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të njoftuar se ka filluar të punojë në palestër dhe falënderoi të gjithë që me përkrahjen e tyre e ndihmuan në rikuperim. “Tung miq, shpresoj që jeni të gjithë mirë, po ju shkruaj për t’ju dhënë një lajm”, shkroi Abidal.

“Kam filluar sërish stërvitjet në palestër, edhe pse për një kohë të shkurtër dhe dua ti falënderohem të gjithëve, sidomos tifozëve për përkrahjen e tyre”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›