Macherano: E kontrolluam ndeshjen

Javier Mascherano ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 të Barcelonës ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
“Përveç rezultatit, ne ishim ata të cilët e kontrolluam ndeshjen dhe kjo është e rëndësishme. Ne duhet ta ruajmë identitetin dhe të jemi vetvetja”.
“Duke parë atë çfarë bëmë në fushë, është për të ardhur keq që ne fituam vetëm 3-2, por ne jemi të kënaqur me rezultatin përfundimtar. Besoj se ne bëmë një punë të mirë. Ne fituam dhe kjo ishte ajo çfarë deshëm të bëjmë”, ka thënë argjentinasi për faqen zyrtare të klubit.