Barcelona e fiton aktin e parë (video)

Barcelona mposhti Real Madridin 3:2 në duelin e parë të Superkupës së Spanjës. Gjiganti katalan doli fitimtar nga Nou Camp para duelit të radhës në Santiago Bernabeu, javën e ardhshme.
Cristiano Ronaldo e kaloi Realin në epërsi duke shënuar me kokë në minutën e 55-të. Por, vetëm një minutë më vonë Barcelona barazoi nëpërmjet Pedro Rodriguezit. Skuadra e Tito Vilanovës përmbysi rezultatin me shënimin e Lionel Messit nga penalltia në minutën e 70-të kurse thelloi epërsinë me golin e Xavi Hernandezit (70).
Por, një gabim nga portieri Victor Valdes i mundësoi Angel Di Marias të shënojë në minutën e 85-të duke lënë në lojë Realin.