E Diel, 1 Nëntor 2026

Abidal kthehet në Kombëtaren franceze

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 16:36

Mbrojtësi i Barcelonës Eric Abidal është ftuar në Kombëtaren franceze për herë të parë pas operacionit për të larguar tumorin nga mëlçia. Abidal ishte operuar në mars dhe mungoi për gati dy muaj para se të kthehet në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 3 maj.

Mbrojtësi i majtë tani është përfshirë në mesin e 26 futbollistëve të ftuar nga selektori Laurent Blanc për ndeshjen e tyre të ardhshme kualifikuese për Euro 2012 kundër Bjellorusisë më 3 qershor dhe miqësoreve me Ukrainën më 6 qershor dhe Polonisë, tri ditë më vonë. Blanc ka thënë se është i lumtur që do të sheh Abidalin sërish me fanellën e Francës. “10 ditë më parë i kam lënë një mesazh duke i thënë se jam shumë i lumtur ta shoh sërish në fushën e lojës dhe me fanellën e Francës”, tha Blanc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›