Antonini mbetet në Milan

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 16:38
Mbrojtësi i majtë i Milanit, Luca Antonini ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Antonini nuk e ka të garantuar vendin në formacionin bazë për sezonin e ardhshëm pas transferimit të Taye Taiwos nga Olympique Marseille.
Si rezultat, spekulohej se ai mund të largohet nga klubi. Mirëpo, Antonini është i vendosur të mbetet në San Siro. “Dua të mbetem në Milan. Jam shumë i kënaqur këtu dhe nuk dua të largohem. Kam edhe tri vjet në kontratën time”, tha ai për Sky Sport Italia.