E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv në veturën e Ilir Tolajt

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 15:28

Në veturën personale të sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është zbuluar një mjet i dyshuar eksplozivi.

Policia thanë se ky eksploziv ka qenë i montuar me teledirigjues, njofton RTK.

Mjeti eksploziv, i rëndë rreth dy kilogramë, është vërejtur nga punëtorët teknik të një autoserivisi.

Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë bërë de-aktivizimin e mjetit të dyshuar, ndërsa deklaruan se rasti po hetohet dhe motivi i kësaj vepre ende nuk dihet.

Kjo është hera e dytë që Tolaj vihet në shënjestër. Në tetor të vitit të kaluar, një mjet shpërthyes ishte vendosur në veturën e vajzës së Tolajt.

Vetë Tolaj, në një bisedë për Express, e kishte cilësuar sulmin si një akt të njerëzve të ligj. Ai kishte shprehur dyshimet se me këtë shpërthim, rrjetet e përfituesve të kontratave, tenderëve dhe keqbërësit në Ministrinë e Shëndetësisë kanë tentuar ta frikësojnë, për shkak se siç është shprehur ai, e ka prishur këtë rrjet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›