E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal ose Ashli Kol për krahun e majtë

Bajern Mynih

Sikurse ka bërë të ditur edicioni i djeshëm i së përditshmes gjermane “Bild”, Bajerni i Mynihut po e ndez merkaton europiane në kërkim të një lojtari të krahut të majtë në prag të fillimit të sezonit të ardhshëm. Kandidati kryesor për këtë rol duket se është futbollisti francez, Erik Abidal, lojtari i Barcelonës, i cili mund të largohet nga Kamp Nou për një ofertë të arsyeshme. Ndërkohë që si alternativë është individualizuar futbollisti anglez Ashli Kol, tashmë pranë divorcit me çelsin pas skandaleve të njëpasnjëshme jashtë futbollit. Në fund, si një objektiv i tretë, do të ishte Fabio Aurelio, braziliani ish i Valencias, tashmë te Liverpuli, i ndalur në bokse prej disa kohësh dhe që është shumë pranë skadencës së kontratës së tij me anglezët.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›