E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo synon Ronaldinjon në verë

Interesimi

Ronaldinjo vazhdon të jetë ëndrra e Flamengos. Brazilianët shpresojnë që trajneri Dunga nuk do ta grumbullojë mesfushorin në Botërorin 2010. Sipas “Globoesporte”, nëse nuk do të luante në Afrikën e Jugut, lojtari nuk do të ishte më i motivuar për të luajtur me Milanin apo për të qëndruar në Europë. Transferimi është parashikuar të realizohet në merkaton e verës, madje negociatat ndërmjet klubit dhe menaxherit të Dinjos, vëllait Roberto de Asis, kanë nisur. Oferta e Flamengos është konkrete dhe mjaft me peshë. Kjo prej faktit se drejtuesit e klubit, me në krye presidenten Patrisia Amorim, synon të afrojë një yll në skuadër, pasi Vagner Lov dhe Adriano priten të kthehen në Europë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›