E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli, Berluskoni e duartroket: Mario ka një fytyrë prej kuqeziu

Milan

Të gjithë diskutojnë. Baloteli, i grumbulluar apo jo, është në qendër të bisedave në sheshin e Milanos. Murinjo nuk e ka thirrur as për ndeshjen e djeshme me Livornon. Dhe çështja merr gjithnjë e më shumë formë. Aq sa entuziazmon edhe Kryeministrin Silvio Berluskoni. Në një ndërhyrje telefonike gjatë një emisioni të “Telelombardia”, numri një i Milanit i është përgjigjur kështu atyre që pyesnin, nëse talenti i ri i Interit mund të veshë ndonjëherë bluzën kuqezi: “Nuk e di, nuk duhet të më pyesni mua. Megjithatë ka një fytyrë shumë simpatike; ka një fytyrë prej kuqeziu”. “Një fytyrë prej kuqeziu”, e thënë nga padroni i Milanit në lidhje me një lojtar të Interit bën gjithmonë një farë efekti. Mbi të gjitha nëse lojtari në fjalë në ditët e kaluara është bërë protagonist i një episodi domethënës, që nuk përtypej në ambientin zikaltër, te “Striscia la Notizia”. Baloteli, në momentin e marrjes së çmimit satirik e famëkeq të emisionit në fjalë për mosgrumbullimin për ndeshjet ndaj çelsit e Palermos, në fakt kishte veshur me kënaqësi bluzën e Milanit. Pa harruar më pas frazën: “Bëj tifo për Milanin, nuk e dini?” - u ka thënë një grupi të rinjsh të “Don Gnoki” nëntorin e kaluar. Gjeste simpatike, “kuqezi”, do të thoshte Kryeministri... Në familjen Berluskoni vazhdon diskutimi. Dje ka folur edhe Piersilvio Berluskoni: “Me termat e talentin do të ishte interesante, edhe pse nuk besoj se do të mund të realizohet. Në çdo rast, nënvizoi i biri i padronit kuqezi, Baloteli është një lojtar i madh”. Të gjitha këto fjalë duket sikur ndjellin lojtarin drejt rivalëve të përjetshëm të zikaltërve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›