Bufon nuk preket, qëndron te Juve
Betega
Pas spekulimeve se Juventusi mund të shesë Xhanluixhi Bufon, zv.drejtori i përgjithshëm i klubit, Roberto Betega, ka sqaruar se portieri nuk preket. “Skuadra është e përqendruar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe zërat për largime apo për shitje nuk e shpërqendrojnë grupin. Pas shkrimeve në disa gazeta, se mund të vendosim të ‘sakrifikojmë’ Bufonin, tifozët tanë duhet të jenë të qetë: Xhixhi nuk preket, ai do të qëndrojë te Juventusi”, deklaroi drejtuesi bardhezi. Skuadra e Zakeronit do të luajë sot kundër Napolit në stadiumin “San Paolo”, një sfidë për të cilën Betega thotë: “Kam besim se skuadra do të rikthehet te paraqitjet e javëve të mëparshme”.
#