E Diel, 1 Nëntor 2026

Abkazia zgjedh presidentin e ri, pas vdekjes së Bagapsh

Rajoni i trazuar gjeorgjian, Abkazia, do të mbajë zgjedhje presidenciale në muajin gusht pas vdekjes së presidentit, Sergej Bagapsh.

Agjensia zyrtare e lajmeve, Apsnipres, raporton se parlamenti abkaz, ka vendosur datën e zgjedhjeve në 26 gusht, saktësisht tre vjet pas njohjes së pavarësisë së saj nga Rusia.

Bagapash vdiq në një spital të Moskës në 29 maj, pas një operacioni në mushkëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›