Irani ndryshon vendin ku e pasuron uraniumin
Shefi i energjisë bërthamore të Iranit ka njoftuar se do të transferojnë aktivitetet e uraniumit të pasuruar nga një vend të cilin e kanë shfrytëzuar me vite me radhe, sikurse do të trefishojnë kapacitetin e prodhimit.
Televizioni shtetëror iranian, ka cituar Farejdun Abazi Davani, duke thënë se 20 % e punës së pasurimit do të dërgohet këtë vit nga objekti që gjendet në pjesën qëndrore të Iranit, në një tjetër objekt që gjendet në pjesën jugperëndimore.
Zbulimi i objektit Fordov, në vitin 2009, nxiti OKB-në që të fuqizojë sanksionet kundër republikës islamike, për pasurimin e uraniumit.