Moti i keq, probleme me energjinë në disa qytete
05/02/2009 Shkak amortizimi i rrjetit
Disa qytete të vendit kanë pasur vështirësi në furnizimin me energji elektrike për shkak të përkeqësimit të motit, gjatë ditëve të fundit. Shkak është bërë edhe amortizimi i rrjetit në qytete si Lushnjë, Vlora, Fieri, ku qytetarët kanë hasur në kufizime të energjisë elektrike. Një prej problemeve më të mëdha është amortizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në këto zona, ashtu si edhe në qytete të tjera, ku kanë vijuar investimet për përmirësimin e situatës. Gjithsesi, grupet e punës të ngritura nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë nisur verifikimin në terren të dëmeve dhe riparimin në një kohë sa më të shpejtë të linjave. Në projektet e saj të investimeve të bëra publike Korporata Elektroenergjetike parashikon që të realizojë rreth 30 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme, jo vetëm në rrjet, por edhe në projektet e digave. Investimet në fjalë kanë marrë miratimin e donatorëve të huaj dhe janë parashikuar të nisin këtë vit. KESH-i do të ndërhyjë fillimisht në kaskadën e lumit Drin, në tre hidrocentrale dhe më pas në kaskadën e Shkopetit.