Hiqet distanca mes farmacive
Distanca qe mbajne farmacite mes njera-tjetres nuk do te jete me kriter per te hapur nje aktivitet privat. Me liberalizimin e tregut farmaceutik por edhe me ndryshimet e ligjit vitet e fundit sektori i farmacise ka pasur lehtesira dhe kritere te thjeshtezuara per tu bere pjese e subjekteve qe operojne ne tregtimin e barnave. Dje ne Komisionin e Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise eshte diskutuar heqja e distances per farmacite njesoj si pese vite me pare. Propozimi ka ardhur nga Ministria e Shendetesise bashke me nje sugjerim tjeter per sa i takon shtimit te strukturave te farmakovigjilences sektori qe kujdeset per kontrollin dhe ekspertizen e efekteve te padeshiruara te barnave. Parimisht anetaret e Komisionit te Ceshtjeve Shendetesore kane rene dakord megjithese sot do te kete nje tjeter seance per diskutime lidhur me ceshtjen e barnave dhe farmaceutikes.
Distanca e farmacive ka qene gjithmone objekt diskutimi mes subjekteve farmaceutike por edhe strukturave qe kryejne verifikimet per dhenien e licencave.
DistancaKonkretisht me ligjin aktual farmacite qe te operojne ne tregun e barnave vec kritereve te tjera profesionale e teknike duhet te zbatojne edhe kriterin e distances. Ligji kerkon qe nje farmaci te kete distance nga nje tjeter prej 100-150 meter ne varesi te raportit 1 per 3 mije banore. Subjektet e reja ne fushen e farmaceutikes dhe tregtimit te barnave kerkojne liberalizim te kushteve dhe nuk e shohin si kriter te domosdoshem respektimin e distances. Nderkohe qe te vjetrit duke qene se kane krijuar klientelen ne zona te caktuara sidomos prane spitaleve e qendrave shendetesore kerkojne respektim te distances 100-150 meter. Pas ndryshimit te ligjit qekur autoritetit shendetesor rajonal iu dhane kompetenca ne licencimin e subjekteve farmaceutike shpesh ne adrese te ketij sektori kane mberritur edhe ankesat me te shumta lidhur me mosrespektimin e distances 100-150 metra. Heqja dhe vendosja e distances eshte bere disa here. Ndryshimi i fundit qe e vendosi si kriter ishte rreth 4 vjet me pare.
FarmakovigjilencaNje sistem i tere profesionistesh mjeke infermiere stomatologe do te jene nen vezhgim dhe te detyruar nga ligji per te raportuar cdo efekt te padeshiruar dhe sjelljet ne praktiken mjekesore te barnave qe gjenden ne treg.
Farmakovigjilenca eshte shkenca dhe aktiviteti qe ka lidhje me zbulimin vleresimin kuptimin me qellim parandalimin e efekteve te padeshiruara ose te ndonje problemi tjeter qe ka lidhje me barin. Qellimi i farmakovigjilences eshte te permiresoje kujdesin ndaj pacientit duke rritur sigurine ne lidhje me perdorimin e barnave si dhe nderhyrjet mjekesore ose paramjekesore. Sektori i farmakovigjilences synon te permiresoje shendetin publik dhe sigurine ne lidhje me perdorimin e barnave te sherbeje per vleresimin e perfitimeve demeve efektivitetit dhe rrezikut te barnave duke dhene siguri per to si dhe perdorim me efektiv e racional. Qellimi i kesaj strukture eshte te ndihmoje ne kuptimin edukimin dhe ne kryerjen e provave klinike si edhe rritjen e efektivitetit ne komunikimin me publikun.