E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje leter e pacipe per kolege

Nje nga debatet qe e arriti shpejt piken e vlimit kohet e fundit ishte letra e Fatos Baxhakut drejtuar gazetareve televizive ketu e disa jave me pare pikerisht ne Shqip. Letra e hapur ne substance ishte nje ftese. Nje thirrje qe punetoret e mediave elektronike te nisnin ta shihnin me nje sy me kritik veten dhe te benin nje rivleresim me social ne hitparade-t e tyre te perditshme aty ku percaktohet se cili lajm ka me teper interes publik llafollogjia e rutines politike apo dramat e perditshme dhe konkrete te qytetareve.

Ajo qe ndodhi ne menyre masive me leterpergjigjesit ishte ne shumicen e rasteve paraqitja e nje rrjeti argumentesh sipas te cilave ne teori edhe ata ishin dakord qe po duhet gjetur nje menyre per ta cliruar median nga posedimi i demoneve politike por se ne praktike gjerat jane ehu sa e sa me te nderlikuara.

E kote ta mohosh nje ndjenje e tille kapitullimi eshte dominuese sot ne redaksite televizive te lajmeve ato te gazetave dhe ne shume mjedise te tjera qe perbejne habitatin e gazetarit profesionist. Politika une do te shtoja dhe tregu ka marre ne dore frenat e informimit publik gazetaret e dine kete por perfundimisht skane se si ta prapesojne kete qe ka ngjare.

Eumlshte e vertete qe shumica e gazetareve qe njoh nuk kane problem fokusimin te problemi ne fjale qe mund te perkufizohet edhe fare cope si pandershmeri profesionale. Ngerci ne kete pike ka te beje me thjesht pafuqine dorezimin e ne disa raste edhe mungesen vullnetare te deshires per ti mohuar vetes kenaqesite e vogla qe vijne nga lundrimi ne ujera te pandershme. Per mendimin tim shume prej nesh jane edhe vete bashkepunetore ne krimin ndaj ndershmerise. E rendesishme eshte sidoqofte jo thjesht ta dish diagnozen e semundjes por te kesh kurajen per ta bere injeksionin djeges qe do ta godiste virusin ne zemer pa kerkuar justifikime per veten dhe me nje sens kritik tek i cili po mund ti gjejme pergjigjet e duhura per pyetjet e ngritura.

Njezete vjet pas clirimit nga vargonjte e kontrollit propagandistik mbi median cfare industrie informacioni kemi ngritur ketu ne Shqiperi dhe a jemi cliruar vertet Kush eshte gazetari ne kete vend dhe cfare perfaqeson ai Pse gazetaria sociale dhe ajo hulumtuese po shnderrohet ne nje zeje perhere e me te rralle dhe te papreferuar ne investimet e organizatave mediatike teksa zbavitja teknologjia boshe e thashethemit politik gazetaria roze ajo e llojit entertainment reality show-t subkultura tok me personazhet dhe nenproduktet e tyre kane marre nje revansh ofensiv Ne fund te fundit a ka media jone nje mision publik nje identitet shoqeror dhe nje rol moral

E vertete nuk duhet te perqendrohemi te komponentet karakteriale qe kane helmatisur mjedisin mediatik por eshte e dobishme te bejme edhe nje ndalese te shkurter ne kete stacion. Sistemi godet dhe bluan ne fillim hallkat me te dobeta. Ne momente jo thjesht diletantizmi shume prej nesh gazetareve jane thellesisht te kompleksuar nga individet e politikes. Ne habitemi prej tyre sesi na duken na ngjajne si mbinjerez u citojme gjate gjithe kohes keshilla e mesazhe te dikurshme u referohemi si miq pasi mendojme se duke bere asisoj perfitojme edhe ne ne fiktivitetin e thjeshtesise sone dicka nga nderlikimi pseudointelektual i politikes. Isha dje me filan politikan apo sic po bisedoja edhe me filanin jane shpesh artifakte te ligjerimit bisedor te shume gazetareve qe kerkojne vazhdimisht konfirmim jo edhe aq per profesionalizmin sesa per rendesine e vet. Rendesi e cila konsiderohet e plote nese ka ne brendine e vet nje dore familjaritet me politiken.

Nje person mendimi i te cilit ska kurrfare vlere me ka treguar per nje korrespondence ne anglisht me Edi Ramen ku i manifestonte ketij konsideraten nga njera ane dhe ku nga ana tjeter i reklamonte aftesite e veta qe per momentin perqendroheshin vetem te njohja e anglishtes. E vertete behet fjale per nje pazar shume te lire dhe provincial. Por kjo eshte arsyeja perse luzma e paskrupullt e politikaneve qe sdine te bejne gje tjeter ne jete pervecse te manipulojne njerez te dobet gjejne perhere nje dere te hapur ne mediat tona. Ata kane aty depozitat e perbera nga te mahniturit prej tyre admiruesit gjysme te gatshem per tu manipuluar si dhe tifozet personale.

Eumlshte normale pastaj te presesh qe keta punonjes te informacionit te kene nje perthyerje ne ate qe konsiderojne mision te medias. Qe te shnderrohen ne urrejtes klinike te qytetarit dhe ne mantenuta publike te politikaneve. Qe tu beje pershtypje mekanika mimike me tik nervor e Berishes apo ekzibicioni pamor ne forme dasme i Rames. Qe keto te fundit tu duken atyre madje me me peshe ne kandar sesa fakti se keta te dy ne nje partneritet pervers e kane shperqendruar mendjen e njerezve nga problemet e verteta duke e orientuar te cirku i tyre.

Kur flasim per mision te medias kemi parasysh nje media qe e identifikon padrejtesine ne shoqeri e denoncon ate dhe qe ofron edhe ide te reja zhvillimi. Te tre keta perberes nuk mungojne ne median shqiptare. Ajo qe po shkakton shqetesimin e atyre qe e vleresojne gazetarine profesioniste eshte margjinalizimi dhe tkurrja e ketyre produkteve te medias. E thame edhe me heret bota e spektaklit ku perfshihet edhe spektakli politik eshte ne mesymje teksa investigimi raportimi kritik dhe novacioni i ideve eshte ne terheqje. Dhe kjo eshte terheqje jo vetem nga hapesirat qe ato zene ne media por edhe ne cilesi rendesi dhe shpeshtesi.

Edicionet informative u kushtojne si rregull titujt kryesore teknikaliteteve politike. Stafet e gazetareve politike jane me te dendura me te mirepaguara dhe me te rendesishme ne keto redaksi. Kjo nuk mund te thuhet per sektore si ekonomia apo problematika sociale. Informacioni i prodhuar prej tyre eshte zakonisht ne skaljonin e dyte te rendesise departamentet e tyre jane me pak te populluara pagat e gazetareve te ketyre sektoreve me te uleta dhe ne raport te drejte me cilesine e tyre profesionale.

Per kete arsye te publiku lajmi politik shkon i marketuar me pompozitet i pare ne njemijenje kendveshtrime e drita i latuar e i depiluar i kuruar dhe i lustruar. Ne te vertete kemi te bejme me nje anomali qe vjen thjesht nga mbivleresimi artificial qe i behet nga vete redaksite nje produkti per te cilin ato kane shpenzuar shume per ta realizuar. Publiku duhet te bindet qe ta haje ate ashtu sic i serviret. Kurre ndonjehere nuk eshte provuar e kunderta ndaj kesisoj politika ndihet e vleresuar dhe ne te drejten e saj qe te ushtroje ndikim mbi mediat dhe redaksite e saj te informacionit.

Por vini re kontroll politik ne nje shoqeri neoliberale si kjo e jona nuk eshte me thjesht zyrtari partiak qe i bie telefonit te gazetarit dhe ai qe pergjigjet urdhero boss. Vetem dikur ishte kontroll politik shnderrimi i gazetes ne nje fletushke propagandistike. Sot gjerat kane ndryshuar.

Jo vetem spektakel politik ne hapesiren qe i takon informimit. Te kontrollosh nje media sot do te thote edhe tia mbash asaj duart e zena me dicka qe krijon iluzionin e profesionalizmit. Ta kastrosh ate nga viriliteti denoncues. Ta besh ate ti vije embel nga fitimet qe sjell bota e lehte shumengjyreshe e spektaklit roze dhe te humbase forcen e vet goditese.

Ne nje peizazh te tille shpesh politika as qe merr mundimin ti ndyje me vete duart pasi ska nevoje mediat auto-kastrohen. Te lena ne meshiren e nje sistemi ekonomik ku eshte tregu ai qe ben ligjin dhe ku interesi publik presupozohet se e aprovon kete ligj xhungle vete mediat jane kthyer ne gjeratore ku thithet dhe zhduket pa lene gjurme profesionalizmi dhe shpirti i pavarur i gazetarise se mirefillte.

Stereotipi i gazetarit profesionist hyn ne kete treg mbase edhe me idealizem por perballet me nje vije te fortifikuar pamundesish. Me pamundesi per te dale ne rresht te pare dhe per tu shnderruar ne autoritet moral me pamundesi per te bere karriere dhe per tu zhvilluar profesionalisht me pamundesi per tu shperblyer drejt gje qe do ti mundesonte kultivimin e brendshem e ne thelb me pamundesi per te pasur qofte edhe kohe fizike per tiu dedikuar zhvillimit te shijeve pasioneve dhe nje jete dinjitoze.

Sistemi arsimor qe pergatit gazetare eshte i detyruar te reagoje ne menyren e vet perballe kesaj gjendjeje. Departamenti publik i gazetarise ku dikur pergatiteshin e pakta njerez me mendje te ndare se do te jetonin me kete zanat eshte investuar ne konvertimin e vet drejt nje varieteti shqiptar te shkollave neoliberale ku pergatiten gazetare te nivelit te ulet dhe spin doctor-e e manipulatore te opinionit publik te niveleve me te larta.

Por a ka nje rrugedalje nga ky qerthull Informacioni i drejte cilesor dhe i paanshem eshte nje sherbim per te cilin shoqeria ka nevoje. Ai eshte nje investim i saj nje arritje e mundimshme e cila ne kete moment ndodhet perpara nje rreziku te madh. Atij te shnderrimit te tij ne nje produkt tregtar ne nje shoqeri ku tregjet i kontrollon pushteti dhe pushtetin e kontrollojne tregjet. Informacioni ekziston pavaresisht mediave qe jane thjesht vegla te informimit publik por keto te fundit duket se e kane te pamundur qe ne kushtet e nje ekonomie te tipit far west si kjo jona te investohen per ta ruajtur informacionin qe emetojne te paprekur nga interesat e tyre komerciale.

E ndoshta ne nje situate si kjo ai qe duhet te nderhyje per ta ruajtur te paster burimin nga ku pi uje opinioni publik eshte vete publiku. Jane dy pyetjet qe qytetari shqiptar i interesuar per te marre informacion te padeformuar nga interesat politike apo ekonomike duhet ti beje vetes 1 A do te lejojme te shnderrohemi ne nje shoqeri te keqinformuar e cila eshte automatikisht nje shoqeri lehtesisht e sundueshme 2 A jemi te gatshem te ushtrojme presionin e duhur qytetar qe parate qe ne shpenzojme per te pasur nje shoqeri demokratike te investohen vertet per te ndertuar nje shoqeri demokratike ku informacioni i pavarur eshte i perfshire

Nese po le te gjejme rruget. Dhe sic thote nje proverb spanjoll udhetar rruge nuk ka. Rruget jane bere duke ecur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›