E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete, shoqata abuzon me qytetaret

Luljeta Ndoka
Kane kaluar 4 dite qe nga fillimi i muajit dhjetor e megjithate abonete nuk duken asgjekund. Kjo situate amullie sjell shume fitime per Shoqaten Kombetare te Transportit Qytetas, por po aq humbje shkakton edhe ne kurriz te qytetareve, te cileve u duhet ta marrin disa here autobusin gjate dites. Burimet nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve bene te ditur dje se rreth 65 mije persona ne Tirane blejne abone te pergjithshme. Kjo do te thote se keta persona gjate ketyre diteve kane blere bileta ditore (si zgjidhje e vetme), duke i sjelle shoqates fitime kolosale. Per aq dite sa hallexhinjte paguajne bileta ditore, shuma e parave te vjela eshte qyl, sepse shoqata e di fare mire se njerezit do t'i blejne abonete, packa se per disa dite jane detyruar te paguajne kushedi sa 20-lekeshe.
Vonesa e aboneve gjate muajit te kaluar me 6 dite u solli fitime te majme shoqerive te transportit. Shoqata mundi te perfitonte disa 20 lekeshe ne dite nga mijera qytetare, por nga ana tjeter edhe t'i shiste te gjitha abonete e planifikuara. Duket se nje gje e tille u ka sjelle perfitime te kenaqshme strukturave te transportit urban, te cilat nuk i kane nxjerre ende kartelat e pajtimit mujor, edhe pse sot eshte dita e katert e muajit dhjetor. Ne baze te kontrates se nenshkruar me Bashkine e Tiranes, Shoqata Kombetare e Transportit Urban e ka per detyre te shperndaje abone per te gjithe te interesuarit, rreth 2 dite para se te mbyllet muaji. Kjo ne menyre qe, duke filluar nga dita e pare e muajit pasardhes, qytetaret te mund te udhetojne me kete dokument te parapaguar. Duke nxjerre lloj-lloj justifikimesh, shoqata po arrin t'i "kompensoje" humbjet e muajve te kaluar, qe vinin nga deshmite e ndryshme te veteraneve, por ne menyre te paligjshme.
Drejtori i SHKTQ-se, Ferdinand Ibrahimi, eshte shprehur dje se nxjerrja e aboneve nuk eshte mundesuar per shkak se ato nuk kane arritur qe te shtypen ne shtypshkronje ne afatin e duhur, pra me 27 nentor. Megjithate, kreu i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetas ka premtuar se ato do te jene gati gjate dites se sotme. Por, nese behet nje llogari e thjeshte, del se udhetimi me autobuse urbane u kushton shtrenjte qytetareve. Nese nje person i vetem e merr autobusin urban minimalisht 2 here ne dite, ai shpenzon 1600 leke te vjetra per 4 dite. Po ta shumezosh kete shifer me rreth 65 mije persona, qe blejne abone, i bie qe minimalisht per kater dite shoqata ka fituar 104 milione leke te vjetra, ne kurriz te njerezve, te cilet gjithsesi do t'i blejne abonete. Nje shifer e tille del, pa llogaritur edhe abonete e studenteve apo faktin se nje person ne pjesen derrmuese te rasteve e merr autobusin urban me shume se dy here ne dite...
Fajet i kane strukturat shteterore
Me gjithe deshiren e mire per te sulmuar strukturat shteterore pergjegjese, deklarata e shefit te kabinetit te bashkise ka qene paradoksale me ate te drejtuesit te SHKTQ-se. Keshtu, Eduard Shalsi ia vuri fajin qeverise dhe Ministrise se Transporteve per situaten e krijuar, ndersa po dje kryetari i Shoqates, Ibrahimi, ia vuri fajin shtypshkronjes, qe s'i ka shtypur ne kohe kartelat e pajtimit mujor. Shalsi u kerkoi ndjese qytetareve te Tiranes per shqetesimin e krijuar, duke theksuar se ky institucion nuk ka asnje pergjegjesi. "Kemi bere c'eshte e mundur te shmangim vonesat, por jane strukturat shteterore pergjegjese ato qe nuk kane shperndare ne kohe kartelat e pajtimit", deklaroi Shalsi. Ai i beri thirrje edhe nje here qeverise shqiptare dhe Ministrise se Transporteve, qe te pershpejtoje rishikimin e te gjithe kuadrit ligjor dhe hartimit te nje kornize te re, qe do t'i jape zgjidhje dhe pergjigje te gjitha problemeve te mbartura ne fushen e transportit publik. Ai premtoi se Bashkia e Tiranes e ka perparesi transportin publik per 4 vitet e ardhshme dhe do te punoje me kembengulje per t'i garantuar qytetit nje transport te sigurt, komod dhe te shpejte.
Te na behet ulje ne cmimin e abonese
Pakenaqesia e qytetareve ka arritur dje kulmin. Ata jane mbledhur ne nje proteste, ku kane kerkuar shperndarjen sa me te shpejte te aboneve dhe "zhdemtimin" e ketyre diteve, qe jane detyruar te udhetojne me bileta ditore. "Te na ulet cmimi i aboneve. Ne do t'i blejme ato dhe nderkohe keto tri dite kemi harxhuar mjaftueshem pará", thone ata te revoltuar. Sipas tyre, nuk ka kuptim qe edhe te blejne abone 8 mije leke dhe, gjithashtu, te harxhojne shume leke, duke blere bileta. Ndersa nje grua e moshuar ka hedhur idene qe qytetaret, te cilet i kane ruajtur biletat, t'ia kthejne shoqates kundrejt shumes perkatese, kur te pajisen me kartela pajtimi mujore per transportin urban. Megjithate, duket se asnje zgjidhje nuk eshte parashikuar per rreth 65 mije persona, qe edhe kane harxhuar leke per bileta, edhe do te harxhojne serish per abone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›