E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget rurale, 400 milione USD per 1500 kilometra

Investimet ne infrastrukturen rrugore vitin e ardhshem do te shtrihen edhe ne akset dytesore dhe lokale. Kjo nisme ka qene dje ne qender te nje takimi ndermjet perfaqesuesve te qeverise shqiptare, Bankes Boterore dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Permasat e parashikuara te projektit do te perfshijne 1000 deri ne 1500 kilometra rruge dytesore per riparimin e te cilave nevojiten 200-400 milione dollare amerikane. Ky projekt eshte nisme e qeverise shqiptare i mbeshtetur nga BB dhe qe do te realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne fund te ketij projekti, i cili do te zgjase 5 vjet, parashikohet te ngrihet jo vetem nje rrjet dytesor dhe komunal i permiresuar ne menyre rrenjesore, por edhe nje inventar i rifreskuar i te gjitha rrugeve rajonale, duke mundesuar njohjen ne kohe reale te nevojave per investim dhe per mirembajtjen e tyre, tha zv/kryeministri Gazmend Oketa. Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, tha se lidhja e kontratave te para te punimeve civile pritet te behet ne periudhen korrik-qershor 2008. I gjithe projekti do te zbatohet ne bashkepunim te ngushte me Njesite e Qeverisjes Vendore. Sipas Becit, kriteret kryesore per perzgjedhjen e projekteve per financim do te perfshijne: "ndikimin e projektit ne zhvillimin social e ekonomik te zones, gjendja ekzistuese e rruges se propozuar, numri i perfituesve, raporti financiar kosto/perfitim etj.". Kriteret do te behen publike para vleresimit dhe do te konsultohen me te gjithe te interesuarit, ne menyre qe te arrihet nje perzgjedhje sa me e mire e projekteve per financim. Projekti i propozuar do te kete komponente kryesore, permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor rajonal dhe permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor ne komuna. Perfaqesuesi i Bankes Boterore, Richard Martin Hamphrey, pergjegjes per transportin tha se, kontributi i BB per kete projekt eshte nje kredi e IBRD prej 20 milione dollaresh amerikane. Ai tha se, megjithate eshte diskutuar dhe rene dakord paraprakisht bashkefinancimi i projektit me nje numer institucionesh te tjera financiare.
Rruget rurale, 95% ne kushte te keqija
Ne zonat rurale te Shqiperise jeton me shume se gjysma (55%) e popullsise, dhe nje pjese e saj eshte e varfer. Nje vezhgim i fundit i Bankes Boterore ka vene ne duke se, pas punesimit dhe nivelit te te ardhurave qe jane te parat, shumica e te anketuarve kane konsideruar problemet e infrastruktures si faktore kryesore qe ndikojne ne standardin e tyre te jeteses. Banoret e zonave rurale kane vene ne dukje gjithashtu faktin se aksesi i pamjaftueshem ne infrastrukturen rrugore krijon per ta veshtiresi drejt tregjeve te shitjes, kontribuon ne migrimin e popullsise drejt zonave urbane, dhe eshte pengese per realizimin e sherbimeve shendetesore dhe arsimit. Rreth 49 per qind prodhuesve agrare kane deklaruar se mungesa e infrastruktures se mire rrugore perben problemin kryesor ne tregtimin e produkteve te tyre. Aktualisht, vetem 39 per qind e rrjetit rrugor lokal eshte i asfaltuar, qe eshte dhe shifra me e ulet ne rajon, dhe 95% e tij eshte ne kushte te keqija ose shume te keqija - me segmente rrugore qe jane te pakalueshme ne pjesen me te madhe te vitit. Te ardhurat ne nivelin lokal, si taksa e regjistrimit te automjeteve, jane te pamjaftueshme per te realizuar mirembajtjen e rrugeve ne nivelin e kerkuar - shpenzimet aktuale te mirembajtjes perbejne vetem 40% te atyre qe do te duheshin per te.

Marreveshja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›