E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, dy punonjes paraplegjike

Dy persona me aftesi te kufizuara, te ardhur nga Shoqata e Paraplegjikeve do te jene punonjesit me te rinj te Kuvendit te Shqiperise. Kjo ka qene deklarata qe ka bere Kryeparlamentarja Topalli dje ne Diten Nderkombetare te Personave me Aftesi te Kufizuara. "Menjehere do te punesoj ne Kuvendin e Shqiperise dy persona, qe ju do me sugjeroni, per t'i dhene atyre mundesine te provojne veten, sepse une e di, qe mes jush ka persona shume te zote. Punesimi i personave me aftesi te kufizuar eshte nje detyre, se pari per ne si institucione qendrore dhe une shfrytezoj rastin t'i bej thirrje te gjitha institucioneve te tjera t'i japin mundesi ketyre qytetareve te tregojne veten, te integrohen, por edhe te ndihmojne ne ekonomine e familjeve te tyre", eshte shprehur Topalli. Sipas saj, ne buxhetin e fundit te miratuar ne Kuvend, eshte parashikuar nje fond shtese prej nente per qind, per kete kategori njerezish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›