E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia ne flake, shpetojne banoret

KUKES- Anetaret e nje familjeje ne fshatin Brekije te rrethit te Kukesit kane shpetuar pa u lenduar, kur shtepia e tyre u perfshi mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga flaket e nje zjarri te fuqishem. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se "zjarri i rene ne banesen e Safet Zyberit ishte i fuqishem dhe flaket e tij rrezikuan dhe banesa qe ndodheshin aty prane". Te njejtat burime thane se brenda pak castesh, flaket dogjen gjithcka qe ndodhej ne dy dhomat e godines dykateshe me 6 dhoma. Nje pjese e baneses mesohet se eshte shpetuar nga banoret e fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›