Kryetaret e bashkive te rajonit mblidhen ne Tirane
Njezet kryetare bashkish nga vendet e rajonit ka shkembyer eksperiencat e tyre, si drejtues te organit kryesor te pushtetit vendor. Ne nje tryeze, te organizuar nga fondacioni "Qemal Stafa", ata kane diskutuar ne lidhje me temen "decentralizimi dhe pushteti vendor", e me konkretisht per sfidat dhe mundesite per socialdemokracine ne Ballkan. Kryebashkiaku shqiptar, njeheresh dhe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk ngurroi te pasqyronte punen e bere prej vitesh, si dhe te jepte mesazhin e tij, mbeshtetur edhe nga kreret e bashkive te Durresit, Fierit dhe Kucoves. Tryeza e perbashket u mundesua fale bashkepunimit mes dy fondacioneve; "Friedrich Ebert" dhe "Qemal Stafa". Kryetare te bashkive nga vende te Ballkanit, si Kosova, Mal i Zi, Maqedonia etj kane ndare te gjithe se bashku pervojen e tyre ne kete takim, i cili sipas organizatoreve nuk do te jete i fundit. Takimi kishte si synim te krijonte nje lidhje bashkepunuese mes pushtetareve vendore te bashkive kryesore nga vende te ndryshme te Ballkanit. Per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ky takim ka qene nje mundesi me shume per te shpalosur punen, qe ai dhe stafi i tij ka bere ne keto vite ne kryeqytet. Pervec nje takim pune, tryeza e djeshme ishte nje mundesi tjeter reklamimi per ndryshimin e imazhit te Tiranes nen qeverisjen e socialisteve.