Gjuetia, plagos aksidentalisht te miturin
SHKODER- Nje 15-vjecar nga fshati Rragam i komunes Guri í Zi ne rrethin e Shkodres eshte plagosur rende dy dite me pare, ndersa kishte dale per gjueti. Burime te policise lokale thane dje se "S. Gj u dergua ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Shkodres, si pasoje e plageve te marra nga sacmat e ciftes". Policia shoqeroi 18-vjecarin, Anton Toma, i cili dyshohet te kete qelluar aksidentalisht mbi shokun e tij, ndersa dy djemte kishin dale per te gjuajtur ne pyllin e fshatit Rragam. Policia tha se arma e gjahut mbahej pa leje nga 18-vjecari, i cili do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire.
R.Ll