Abort dhune tek protesta e çadrave pink të Edvinit

Vlerësimet e para folën për 5 mijë protestues të opozitës majtiste dhe xhaketat e vjetra që bllokojnë trafikun, por media ndërkombëtare "Earth Times" foli vetëm për 3 mijë protestues. Shifra më e çmendur u tha nga Erion Braçe, i cili nga pika ku i shikon ai protestuesit, i ishin dukur si 100 mijë
Protesta e opozitës, në të cilën ekspertët thonë se po marrin pjesë rreth 5 mijë protestues, ka nisur në orën 16 në sheshin “Skënderbej” dhe ndërkohë po vazhdon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Partia Socialiste ka parashikuar të ngrejë çadra në mes të bulevardit para kryeministrisë ku protestuesit do të qëndrojnë për tre ditë rresht ditë-natë. Në agjendën e kësaj proteste opozita caktuar 20 deputetë të qëndrojnë mes protestuesve në 3 netët që do të vazhdojë protesta, dhe priste një pjesëmarrje prej 25-50 mijë protestuesish (në bazë të marrëveshjeve paraprake kontraktuale të nënshkruara), por duket se në përfundim të treditorit, protesta do të shndërrohet në një betejë për prerje kokash, për shkak të paaftësisë për të mobilizuar shqiptarët të dalin në shesh, kundër një klase politike lualaje, e cila po kërkon të përshpejtojë ritmet e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Protesta e opozitës është hapur me fjalimin e Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje për hapjen e kutive. “Sali Berisha ka hapur dy tunele që po shemben nën malin e korrupsion dhe abuzimit e ka futur vendin në një tunel të pashpresë për të nesërmen, Saliu i atyre që na thotë se ka në pronë vetëm një apartament i kërkon të bëhet pronar edhe i vullnetit të gjithë shqiptarëve ju ato që thotë ai se votat e tuaja i mbroj unë për këtë arsye ka vendosur të fshehë në errësirë provën e krimit elektoral politik” tha Ruçi. Ai shtoi se protestuesit do të qëndrojnë ditë natë deri në hapjen e kutive dhe e ka çuar llafin atje ku na dhemb të gjithëve, tek bllokimi i pashpresë i trafikut për shkak të disa protestave që na bëjnë dëm të gjithëve. Simboli i dështimit politik me 28 qershor, kryetari në detyrë i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka marrë fjalën në podium i dyti, duke kërkuar një rikonfigurim politik, me shpresë se në të ardhmen, situata do të ishte më e mirë për të. “Jemi sot këtu, të majtë e të djathtë për t’i thënë Europës se duam demokraci, se kërkojmë votim të lirë, e duam të ndërtojmë një shtet të së drejtës”, u është drejtuar ai pjesëmarrësve në protestë. Më tej, ai ka vënë në dukje edhe faktin e vazhdimësisë së nismave opozitare në kërkim të së drejtës së saj për zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve. “Pjesëmarrja juaj sot nuk përfundon këtu para Kryeministrisë. Ky tubim përfundon në destinacionin tonë përfundimtar: në Bruksel, atje ku vendet anëtarë të Bashkimit Europian, atje ku familja më e civilizuar na ka shtrijë dorën e na ka ftuar të jemi pjesëtarë të barabartë, me kontributin, dinjitetin e vlerat tona”, tha Vangjel Dule.
Edvini nga dëshpërimi ka shtuar mbrëmë dozën e frazave antiligjore, duke shpallur se synon që përmes Ligjit të Forcës të përmbushë edhe dëshirën e tij irracionale për ardhjen në pushtet. Në një shesh me mitingashë, numri i të cilëve ishte dukshëm larg shpresave të tij, Edvini s’u kursye në dozat e frazave të dhunshme. “Futja e opozitës në Parlament në Kuvend në kushtet e rënda të demokracisë, do të ishte mbyllja pa kushte e një problemi që jo vetëm nuk do të zgjidhet por do të rishfaqet në të ardhmen”, theksoi Rama. “Shkurt dhe troç, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme. Do të përdorim një të drejtë që nuk na e ndalon dot askush” theksoi Rama. “Faktet, provat dhe dëshmitë e ulën Shqipërinë në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës. Berisha nuk po qeveris në respekt ëe kushtetutës, ligjit dhe barazisë, Berisha po sundon duke thyer ligjin e duke shkelur Kushtetutën për qëllime aspak të fshehura fitimi”, tha ai. Fraza edhe më të paarsyeshme kanë regjistruar Namik Dokle, Spartak Ngjela e Erion Veliaj, dhunë verbale që gjithsesi mund të ketë kuptim për shkak të profilit të tyre të ulët politik.
Reagimi - LSI dënon dhunën e ushtruar nga Lidershipi i PS ndaj administratës se bashkive
"Degjuam diten e djeshme nga goja e Gramoz Ruçit lajmin se lidershipi i Partise Socialiste po tenton qe te organizoje sot perpara kryeministrise nje proteste te dhunshme dhe per me teper z.Ruci deklaroi se kete proteste te dhunshme e mbeshtesin nderkombetaret. I bejme me dije z.Ruci dhe gjithe qytetareve shqiptare se nderkombetaret e vetem qe mund te mbeshtesin protesten e tij te dhunshme ndoshta jane kmeret e kuq kamboxhiane apo Kim Jong-il-i i Korese se Veriut. Ish-ministri i brendshem i Partise se Punes, i kthyer ne ikone te vjeter te politikes se dhunes verbale dhe fizike e qe ende nxin nga hija e zeze e 2 prillit, duhet te kuptoje se koha e kmereve te kuq dhe permbysjeve te dhunshme ka marre fund dhe se asnje prej drejtuesve te Partise Socialiste nuk mund ta pengoje dot me Shqiperine dhe shqiptaret qe te eci ne rrugen pa kthim drejt liberalizmit te vizave dhe integrimit te plote ne Bashkimin Europian. Eshte e patolerueshme qe ne vend qe ti marrin seriozisht deklaratat e ministrit te shendetesise dhe te kujdesen per shendetin e qytetareve, Rama e .Ruci tregojne se jane te gatshem te sakrifikojne edhe jete njerezish per te arritur qellimin e tij ogurzi. Gjithashtu dua te theksoj se dhuna e protestes se sotme ka nisur qe ne oret e para te mengjesit ku me mijra qytetare shqiptare te cilet punojne ne administratat e bashkive te qeverisura nga Partia Socialiste jane nxjerre me force nga vendet e punes dhe me dhune jane detyruar te nisen drejt Tiranes nen kercenimin e pushimit nga puna apo ndeshkimit ekonomik te tyre. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dua sot te falenderoj te gjithe ata punonjes administrate te bashkive te PS qe pamvaresiht dhunes dhe presionit kane vendosur te vazhdojne ti sherbejne qytetareve si dhe dua tju bej thirrje te gjithe atyre qe sot ndihen te frikesuar prej Edi Rames dhe Gramoz Rucit se kjo qeveri do te jete gjithnje ne mbrojtje te tyre dhe te interesave te tyre prandaj le ti pergjigjen presionit dhe dhunes me injorim. Partia Socialiste sot ka zgjedhur te ndjeke nje rruge te re, ate te terrorizmit politik prandaj i ftoj te gjithe shqiptaret qe te distancohen nga kjo politike e mbrapshte e vjeter dhe e rrezikshme. Dialogu politik ne kete vend behet dhe do te behet ne sallen e parlamentit ku edhe e ftojme rishtazi opoziten qe te vije per te luajtuar rolin e saj ne reformat e medha qe po ndermeren per ta cuar vendin drejt BE".
...