Ruhet koalicioni PDK-LDK, Hashim Thaçi tërhiqet nga kërkesa për aleancë të re me Pacollin e Dacin

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të prishin koalicionin qeverisës. Në një komunikatë të pak minutave më parë, Partia e kryeministrit Hashim Thaçi u shpreh se partneriteti i koalicionit në nivel qendror mbetet i konsoliduar dhe i pacënueshëm e funsional. Kjo marrëveshje është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës si dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011-thuhet në komunikate. Sipas deklaratës, Partia Demokratike e Kosovës mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore dhe procesin e shtetndërtimit dhe dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike.
...